Grçeva: Ministri i ri i Shëndetësisë është djali dhe nipi i kontrabandistëve të barnave me afat të skaduar


Djali dhe nipi i kontrabandistëve më të mëdhenj në historinë e shëndetit tonë u zgjodh Ministër i Shëndetësisë, fajëson Solza Grçeva, ish-deputetja e LSDM-së,përcjell Fol.

– Kjo bëhet e tmerrshme, më e tmerrshme. Për Ministrin e shëndetësisë, për shkak të së cilës shëndetësia për 4 muaj me rradhë ishte pa udhëheqës u zgjodh djali dhe nipi i kontrabandistëve më të mëdhenj në historinë e shëndetit tonë. Njerëzit të cilët sillnin barna me afat të skaduar ,njerëz të cilët u kapën me një thes të plotë parash që ata po bartnin përtej kufirit. Ndërsa Aleanca do të ulet në qeveri derisa të miratohet Ligji për Gjuhët. Gjithçka jep pamjen dhe mundësin e një shteti të korruptuar, të dobët dhe të pafuqishëm. Duhet të ndryshohet, thotë Grçeva përmes profilit të saj në Facebook.