Grabitje në Rinas, vëllai i viktimës: Nëse nuk i gjen policia, do i gjejmë ne


Vëllai i viktimës së Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë dje nga policia në përpjeke për t’u arratisur pasi kishin vjedhur 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit, thotë se nëse policia nuk gjen pjesën tjetër të grupit do t’i gjej vetë ai.

  “Organizatori nuk vritet, do interesohemi se kush janë shokët që e kanë lënë në rrugë. Ata që e kanë lënë në rrugë, Admirin. Organizatori ka ngelur i vrarë. Shokët nëse nuk i gjen policia do i gjejmë ne. Do interesohemi. Ai ishte një vegël- tha vëllai i viktimës.

Paraditen e sotme së bashku me familjarë të tjerë mes tyre dhe bashkëshortja e Admirit ishin sot në morg për të bërë identifikimin e kufomës.

Grabitja e miliona eurove nga avioni që ishte planifikuar të nisej drejt Vjenes u bë rreth orës 15:30, të 9 prillit, dhe nga përplasja me armë mbeti i vrarë njëri prej grabitësve që sot u konfirmua se ishte Admir Murataj.

I vëllai e mohon se ai ka qenë organizatori i grupit duke thëne se Admiri ishte vetëm një vegël, ndërkohë që shumë detaje nga momenti i vrasjes së tij është i mbuluar me mister.

 “Shokët do i njohim. Do interesohemi se kush janë. Ata që e kanë lënë në rrugë. Do e shohim sa organizator është ai është vegël-theksoi ai./oranews