Grabitet një kazino në Dibër


Persona të maskuar dhe të armatosur dje kanë kryer vjedhje në kazinonë “Star”  në Dibër,  e cila ndodhet në rrugën kryesore “8 Shtatori” në qytet.

Sipas burimeve policore grabitësi me dhunë ka hyrë në objekt dhe nën kërcënim me pistoletë, ka marrë, sipas informacioneve paraprake, një shumë të madhe të parave.

“Grabitja, në Stacionin policor me kompetenca të përgjithshme në Dibër, është raportuar më 15 prill në orën 4:50 minuta. Po merren masat e nevojshme për gjetjen e autorit”, deklaroi Stefan Dimovski  zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme të Ohrit.

Në procedurë do të përdoren edhe xhirimet nga kamerat e sigurisë.