Grabiten 150.000 euro nga filiali i NLB Bankës në Çair

Njëqind e pesëdhjetë mijë euro janë marrë në grabitjen e djeshme në filialin e NLB Bankës në Çair, njoftojnë nga Banka.

Grabitja e armatosur ndodhi dje në orën 10:36 minuta,  gjatë së cilës u lëndua një punonjës i sigurimit të bankës, si dhe dy të punësuar në ekspoziturë, të cilët patën lëndime më të lehta  dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Banka vazhdon të punojë dhe të bashkëpunojë rregullisht me organet kompetente për  zgjidhjen sa më të shpejtë dhe më efektive të rastit.

Filiali i bankës në Çair do të vazhdojë të punojë dhe të shërbejë klientët prej ditës së nesërme.