Gostivar: MASH-i i kthen drejtorët në shkolla që i kishte shkarkuar Taravari


Ministria e Arsimit dhe Shkencës e solli vendimin e komisionit të shkallës së dytë me të cilën janë ndërprerë emërimet e drejtorëve në disa shkolla komunale në Gostivar të cilat i bëri kryetari i komunës Arben Taravari. Ky reagim i MASH-it vjen pasi para një muaji kryetari i komunës i kishte ingerencat për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme komunale.

Nga MASH-i sqarojnë se së shpejti drejtorët e ndërruar duhet të kthehen në vendet e mëparshme të punës.

“Me implementimin e vendimit të fundit punët rikthehen në gjendjen e mëparshme. Aty ku do të vërtetohet se drejtorëve u ka kaluar mandati, do të caktohen ushtrues të detyrës”, thonë nga MASH-i.

Arben Taravari kryetar i Komunës së Gostivarit, vlerëson se ky është vendim i motivuar politikisht dhe se themelet kanë revansh politik.

Kryetari i Gostivarit menjëherë pas marrjes së funksionit, emëroi drejtorë të rinj në shtatë shkolla. Pas kësaj pasuan reagime në opinion, më së shumti nga BDI-ja. Para gati se një muaji, MASH-i solli vendim për marrjen e të drejtës nga kryetari i komunës së Gostivarit të cilat kishin të bënin me emërimin e drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme.

Kryerjen e këtyre detyrimeve e ndërmori Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kohëzgjatje prej nëntë muajve.AIM