Gostivar, fillon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje


Komuna e Gostivarit  ka filluar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në territorin e komunës së Gostivarit, njoftojnë nga Shërbimi për Informim i komunës.

I pari ndërtim i cili u prish sot, ishte një murr në lagjen Pitarnicë që ishte ndërtuar pa leje përkatëse dhe në vendin e paraparë për rrugë duke mundësuar kështu qarkullimin e lirshëm të automjeteve të asaj pjese të lagjes Pitarnicë.

Komuna e Gostivarit do të vazhdojë me prishjen e  ndërtimeve pa leje, siç janë muret të cilët kapin pjesë të rrugës, ndërtime shtesë si dhe objekte banimi të cilët janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, shtohet më tej në njoftim.

Nga Sektori i urbanizimit pranë Komunës së Gostivarit i bëjnë , apel qytetarëve që të mos ndërtojnë pa leje adekuate, sepse do të ballafaqohen me të gjitha masat në përputhje me ligjet pozitive të Republikës së Maqedonisë.