Goran Angelov- Qoseto: Paraburgim mora nga dashuria e madhe për Maqedoninë

Gjyqtari i procedurës paraprake i caktoi masën e paraburgimit për Goran Angelov- Qoseto, kryetar i shoqatës”Andon Janev- Qoseto”, transmeton Zhurnal.
Kurse Angelov në profilin e tij në fejsbuk, masën e paraburgimit të tij e ka komentuar kështu, “mora paraburgim nga dashuria e madhe për atdheun, Maqedoninë” ka shkruar ai.