Goditet me gurë treni që qarkulloi mes Sarajit dhe Kondovës


Në linjën hekurudhore në mes Sarajit dhe Kondovës, dje pasdite është gjuajtur me gurë treni me udhëtarë, në relacionin Shkup – Kërçovë, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Siç njoftoi MPB-ja, në incidentin që ka ndodhur në orën 17.45, është thyer xhami i një dritareje.