Gjykimi për rastin “Monstra” fillon nga fillimi


Në Gjykatën Penale në Shkup, sot fillon gjykimi i sërishëm për rastin “Monstra” kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012.

Gjashtë persona u dënuan për rastin “Monstra” me dënim të përjetshëm nën akuzën për terrorizëm.

Më 24 nëntor, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë i pranoi ankesat e mbrojtjes për rastin “Monstra”. Aktgjykimi i shkallës së parë dhe të dytë për këtë lëndë janë shfuqizuar dhe janë kthyer në rigjykim në Gjykatën Penale.

Prokurorja publike Liljana Spasovska, kërkoi shfuqizim të aktgjykimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës “Monstra” në rigjykim për shkak të gjendjes së pakonfirmuar faktike, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara të cilat do të mund ta ndryshojnë gjatë procedurës.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Pas shfuqizimit të aktgjykimeve, Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga paraburgimi Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe iu caktoi masa sigurie. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët është shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.