Gjykimi për lëndën “Maxhar Telekom” anulohet për më 30 shtator
Rasti kundër ish drejtorit të përgjithshëm dhe atij financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persona tjerë për keqpërorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote “Maxhar telekom” anulohet për më 30 shtator për shkak të mospranisë së dëshmitarit Sllobodan Bogoevski.
Për sot në propozim të mbrojtjes ishte thirrur dëshmitari Sllobodan Bogoevski, për të cilin Gjykata ka shënuar se nuk ka dëshmi për ftesë të rregullt të kryer. Plotësisht në korrespodencë me shkrim të Bogoevskit deri te gjykata thotë se nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore dhe se as nuk i njeh të akuzuarit as nuk është i njoftuar me aktivitetet e tyre.
Lëndën e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanovska.
Prokurorja Stefanova në fillim të seancës së sotme gjyqësore te Gjykata dorëzoi vendim nga prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski se ajo është përfaqësuese e akuzës.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.
Gjykimi për lëndën “Maxhar telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e ndërmorri Prokuroria Speciale Publike. Tani lënda është kthyer në PTHP.
Përveç Sendrei dhe Plat, të akuzuar janë edhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Dyshohen se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë konsultuese qipriote “Çapteks holdings limitid”, dhe në atë mënyrë i kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e Maqedonisë.