Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër fillon nga e para

Фото: Б. Грданоски

Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 sot filloi nga e para për shkak të skadimit të 90 ditëve nga mbajtja e seancës së fundit.

Rastin e udhëheq gjykatësi Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Fatime Fetai.

Prokurorja Fetai, në fillim të seancës së sotme, duke e pasur parasysh atë, siç tha, se procedura do të zgjasë më shumë se tre muaj, kërkoi që i akuzuari Nikolla Gruevski i cili për një kohë të gjatë është në arrati të gjykohet në mungesë.

Avokati, Dimitar Dangov tha se duke e pasur parasysh se prej seancës së fundit të mbajtur kanë kaluar mbi 90 ditë, ndërsa edhe se duhet sërish të jepen dëshmi dhe dëshmitarë, Gjykata sërish të vlerësojë se cila dëshmi janë të rëndësishme dhe të parëndësishme me qëllim që procedura të përfundojë më shpejtë.

Mbrojtësi Donço Nakos, tha se i bashkohet propozimit dhe theksoi se me këtë procedura fillon nga e para, ndërsa ka edhe ndryshime në paditësin e autorizuar, i cili tani nuk ka të drejtë t’i përdorë bisedat e incizuara si dëshmi, duke e pasur parasysh atë se atë të drejtë ekskluzive e kishte vetëm Prokuroria Publike Speciale, Gjykata duhet t’u lejojë t’i elaborojnë ankesat e dhëna për dëshmitë e dhëna deri më tani.

Gjykata e pranoi propozimin e prokurorit të gjykohet në mungesë Nikolla Gruevski dhe i refuzoi propozimet e mbrojtjes për anulimin e debatit, për caktimin e një seance të veçantë për elaborimin e ankesave për dëshmitë e dhëna dhe për situatën e sapokrijuar duke e pasur parasysh paditësin e autorizuar.

Prokurorja Fetai tha se nuk ka ndryshim në aktakuzë dhe propozoi që dëshmitë e dhëna dhe dëshmitarët që janë marrë në pyetje vetëm të lexohen.

Mbrojtja e kundërshtoi këtë propozim dhe kërkoi që duke e pasur parasysh që situata ka ndryshuar Gjykata t’u mundësojë t’i marrin në pyetje dëshmitarët.

Gjykata vendosi të lexohen dëshmitë e dëshmitarëve të marrë në pyetje.

Në lëndën “Dhunë në Komunën Qendër” të akuzuar janë më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si edhe ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova dhe tetë persona të tjerë.