Gjykim për lëndën “Tarifa”


Në Gjykatën Penale sot është caktuar gjykim për lëndën e PSP-së “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Prokurorët e PSP-së në seancën e kaluar gjyqësore në Gjykatë thanë se do të dëshmojnë se tre të akuzuar e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin. Të akuzuarit sërish u prononcuan se nuk janë fajtorë.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me mosrealizimin e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë.

Me orarin e ri të gjykatësve lëndën “Tarifa” do ta gjykojë gjykatësja Sofçe Gavrillova-Efremova.