Gjykatësi Shabani udhëheqë rastin “Talir” të PSP-së

Lënda e njohur si rasti “Talir” e formuar pas aktakuzave të miratuara nga Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë lidhje me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve, sipas sistemit AKMIS është ndarë për veprimin e mëtutjeshëm te gjykatësi Osman Shabani, informoi sot Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup. Gjykatësi Osman Shabani udhëheq edhe lëndët ‘Titanik’, ‘Toplik’ dhe ‘Monstra’.

Lënda ‘Talir’ ka të bëjë ekskluzivisht me financimin e paligjshëm të partisë opozitare VMRO-DPMNE ku të akuzuar janë ish-lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski, Ilia Dimovski, Lekop Ristovski dhe Elizabet Cingarovska.