Gjykatësi në pushim mjekësor, shtyhet për më 25 shtator gjykimi për “tenderët”


Shkas ëhtsë pushimi mjekësor i gjykatësit Osman Shabani i cili ëstë sëmurë që nga e mërkura.
Në rastin “tenderët”, e akuzuara kryesore është  ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, që bashkë me dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike, dyshohen për keqpërdorime në  tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”.
Në seancën e shtatorit, ose në terminin e dytë rezervë të caktuar për më 4 tetor, do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë dhe mbrojtjes.