Gjykata Supreme vendosi – Morina nuk do të ekstradohet në Serbi


Фото: Б. Грданоски

Gjykata  Supreme e Republikës së Maqedonisë sot  e konfirmoi vendimin e Këshillit Penal të Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin pranë Gjykatës Penale Shkup nga 7 gushti i këtij vitit, i cili vendosi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin në Serbi të Tomor Morinës, shtetas i Britanisë së Madhe dhe i Republikës së Kosovës.

“Në elaborimin e vendimit  është cituar se personi T.M,  për të cilin kërkohet ekstradim, është shtetas i Republikës së Kosovës dhe i Britanisë së Madhe, dhe nuk është shtetas i Republikës së Serbisë, ndërsa, veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi i personit është bërë në territorin e Republikës së Kosovës”, citohet në ueb faqen e Gjykatës Supreme.

Për këtë, citohet më tej, në pajtim me dispozitat e Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materie penale dhe nga Konventa evropiane për ekstradimin me Protokollin e  Parë dhe të Dytë të Protokollit shtesë lidhur me Ligjin për ratifikim të Protokollit  të tretë shtesë të Konventës evropiane për ekstradim dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë për ekstradim, gjykata ka vendosur se nuk plotësohen kushtet ligjore për ekstradim të personit T.M.

Gjykata Supreme në këshillin e përbërë prej gjykatësve, Rahilka Stojkovska – Kryetare e Këshillit, Shpend Devaja dhe Afrim Fidani, anëtarë të Këshillit, me një bashkëpunëtor të lartë gjyqësor, pasi inspektuan dosjen e çështjes, vendimin e Këshillit Penal të Departamentit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Gjykatën Themelore Penale Shkup KIOK-KS . nr 252/19 të datës 07.08.2019, dhe duke marrë parasysh mendimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë Veriore, konkludoi se “vendimi është i bazuar”.