Gjykata supreme e shfuqizoi arrestin shtëpiak të Mijalkovit për lëndën “Perandoria”

Gjykata supreme e pranoi ankesën e të akuzuarit Sasho Mijalkov dhe ia shfuqizoi arrestin shtëpiak për rastin “Perandoria”. Masa e arrestit shtëpiak është shfuqizuar dhe i akuzuari është lëshuar të mbrohet në liri, për shkak të mendimit që e solli Gjykata supreme se PSP-ja nuk ka të drejtë ligjore të kërkojë arrest dhe të zbatojë hetime 18 muaj pas formimit të PSP-së.

“Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27 mars të vitit 2019 solli vendim për lëndën e sjell nën VKZH1.nr.19/2019, em të cilin e pranoi ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit S.M., avokati Lupço Shvërgovski nga Shkupi dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSZH.nr.116/10 nga 28.02.209 e ndryshoi në mënyrë që e hoqi masën e arrestit shtëpiak dhe e lëshoi të akuzuarin të mbrohet në liri menjëherë pas marrjes së vendimit”, theksohet në kumtesën e Gjykatës.

Vendimi, siç shtohet në kumtesë, është sjellë në pajtim me mendimin parimor mbi të drejtën të konfirmuar në Seancën e përgjithshme të Gjykatës supreme të mbajtur më 30 janar të këtij viti dhe pasi që masa e arrestit shtëpiak kundrejt të akuzuarit S.M. është arsyetuar në kërkesë të Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, e cila nuk ka cilësi të paditësit të autorizuar në këtë procedurë.

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dje doli nga Burgu hetues “Shkup” pasi Gjykata e Apelit ia hoqi masën e arrestit dhe i caktoi arrest shtëpiak për rastin “Titanik 2”, për të cilin u dënua në tre vjet burgim.