Gjykata Penale: Nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e Morinës në Serbi


Фото: Б. Грданоски

Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup mori vendim se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina.

“Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup, duke vepruar rreth kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të RMV, ndërsa pas shqyrtimit të dokumentacionit të plotë përcjellës në kërkesë, si dhe duke e vlerësuar praktikën e deritanishme të vendosur gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, ka marrë vendim se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e  personit T.M. në Republikën e Serbisë si kërkues të ekstradimit”, kumtoi Gjykata Themelore Penale – Shkup.

Vendimi, së bashku me lëndën, konform nenit  65 paragrafi 5 nga Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, menjëherë do të dorëzohen në Gjykatën Supreme të RMV për vendimmarrje të mëtutjeshme.

“Njëherit, masa e arrestit kundër personit, e përcaktuar rreth propozimit të Prokurorisë më 25.07.2019, vazhdon të ekzistuari deri në vlefshmërinë e vendimit nga Këshilli penal, gjegjësisht deri në vendimmarrjen rreth lëndës nga ana e Gjykatës Supreme të RMV, kumtoi Gjykata Themelore Penale – Shkup.