Gjykata merr vendim pro Gashit, Rexhepi: Drejtësia vendosi, BESA u takon besatarëve


Nga Lëvizja BESA krahu i Afrim Gashit kanë komentuar sot vendimin e Gjykatës së Apelit e që sipas tyre Lëvizja BESA  tani është aty ku janë themeluesit, ideatorët, anëtarësia, organet dhe votuesit e BESËS.

“Më 23.05.2018 Gjykata e Apelit në 5 faqe elaborim ka marrë vendim që ta anulojë vendimin e shkallës së parë gjyqësore dhe lënda të kthehet në Gjykatën Themelore për rishqyrtim. Me këtë rast, i ka dhënë edhe dhjetëra vërejtje dhe rekomandime që Gjykata Themelore nuk i ka marrë në konsideratë në vendimin e parë, ndërsa ato janë elemente thelbësore për gjykimin e lëndës”.

Gjithashtu Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA iu ka drejtuar, simpatizantëve dhe votuesve të Lëvizjes BESA, që siç thotë se janë koshientë se ata që na e shkaktuan përçarjen ju kanë lënduar, mirëpo e drejta vonon, por nuk harron. Dita e sotme është dëshmi se i drejti nuk humb asnjëherë. Nga sot falsifikuesit, përçarësit dhe vandalët e zyrave mund të shkojnë kah të duan, sepse Lëvizja BESA u takon besatarëve, ndërsa ka shtuar se do të vazhdojmë ta mbrojmë, artikulojmë dhe avancojmë misionin të cilin e kemi marrë mbi supe, gjithnjë duke besuar se jemi në rrugë të mbarë!