Gjykata me vendimet e para, paraburgim për deputetët Arnaudov, Mukoski, Vasilevski, Peshevska


Në procedurë paraprake Gjykata e Apelit Shkupi 1 shqiptoi masat e para. Bëhet fjalë për masë paraburgimi për Ljuben Arnaudov, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevskit dhe Zhaklina Peshevska. Pas vendimit të gjykatës, personat me pranga u dërguan në Burgun Hetimor  “Shkupit”.

Priten vendime edhe për deptetët tjerë të VMRO – DPMNE-së të cilët u paraqitën në Gjykatë pasiqë janë të dyshuar si persona përgjegjës për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend dhe ngarkohen me veprën “terorizëm”.