Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nismat kundër referendumit


Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për vendimin e shpalljes së referendumit, që u miratua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë më 30 korrik të këtij viti.

 Gjykata Kushtetuese
“Me shumicë votash u hodh poshtë iniciativa e Kongresit Botëror Maqedonas, Partisë “E Majta” dhe qytetarit Marjanço Angellovski nga Kumanova. Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar dyshime të cilat do të mund të merreshin si bazë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për referendumin e 30 shtatorit.”

Për refuzimin e iniciativës votuan shtatë gjykatës kushtetues, ndërsa për pranimin e iniciativës ishin dy gjykatës Elena Gosheva dhe Josif Josifovski.

Inicijativa është dorëzuar nga Partia e Majta, dhe Kongresi botëror Maqedonas, përmes së cilës u kërkua shfuqizimi i vendimit për referendum si dhe kohën për tu ndaluar të gjitha aktiitetet të lidhgura me referendumin.