Gjykata i ka dërguar kërkesat për amnisti për 27-prillin në Prokurori

Gjithsej 65 kërkesa për amnisti që kanë arritur në Gjykatën Penale nga të akuzuarit deri në përfundimin e afatit të parashikuar, janë dërguar te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion. Prokuroria duhet të jep mendim pas këtyre kërkesave, pastaj t’i kthejë në gjykatë, ku kanë afat prej 5-ditësh të sjellin vendim se kush do të fitojë amnisti. Por, përgjigje se kush do të veprojë për ankesat nga gjykata nuk ka, transmeton Portalb.mk.

Nga Gjykata përmes njoftimit publik thonë se kërkesat janë dërguat te Prokuroria, por mungon fakti kryesor, gjegjësisht kush do të sjellë vendim pas kërkesave të dorëzuara.

“E njoftojmë opinionin se të gjitha kërkesat e dorëzuar në gjykatë në lidhje me ligjin për amnisti që lidhet me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, nga gjykata janë dërguar në mendim te Prokuroria Kompetente. Pas mendimit të marrë, gjykata në afatin e konfirmuar do të sjellë vendime që do të dorëzohen te palët, ndërsa opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.