Gjykata caktoi masën arrest shtëpie për Stevço Jakimovskin


Gjykata i caktoi masë arrest shtëpie ish kryetarit të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovskit, i cili së bashku me edhe katër persona është i dyshuar se ka bërë vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2017, gjatë parashtrimit të kërkesës për konfirmimin e statusit jurudik të objekteve  të vendosura në rrugën “Ilinden”.

Para gjykatësit të procedurës paraprake, së bashku me Jakimovski, sot u dërguan edhe  edhe persona T. T. në cilësinë e Shefit të Departamentit për Pasuritë e Paluajtshme dhe procedurën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme në Sektorin për Çështje Ligjore të komunës dhe V.S. në cilësinë e bashkëpunëtorit të lartë në Departamentin për Zbatimin e Planeve Urbanistike në Sektorin për Urbanizëm.

“Nuk është pranuar propozimi  për përcaktimin e paraburgimit për personin T.GJ. sepse nga ana e PSP-së në rastin “Toplik” atij i është dhënë tashmë masa e sigurisë dhe sipas Ligjit për Procedurën Penale nuk mund të shqiptohet asnjë masë paraburgimi për një masë paraprake të vendosur. Propozimi për paraburgim u refuzua edhe për personin V.S dhe u përcaktuan masa të caktuara sigurie. Për të tre të pandehurit  janë përcaktuar këto masa për shkak se janë plotësuar kushtet nga neni 165, paragrafi 1 dhe pikat një dhe dy”, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup.

Gjykata duhet të vendosë edhe mbi gjashtë personat e tjerë për të cilët ekziston dyshimi se kanë abuzuar me pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar dhe prokurori kompetent ka paraqitur një propozim për masa sigurie  siç janë ndalimi i largimit nga vendbanimi, detyrim herë pas here të paraqiten tek një personi i caktuar zyrtar ose organi shtetëror dhe konfiskimin e përkohshëm të pasaportës apo ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.

Departamenti për çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të MPB-së deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzime penale kundër ish kryetarit të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dhe katër persona tjerë T.Gj (62), V.S (43), M.T (59) dhe R.D (60) të gjithë nga Shkupi për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale- “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski ka thënë se është ngritur kallëzim penal edhe kundër personave G.R (51) në cilësinë e drejtuesit të “Grom Promet” SHPKNJP Shkup, S.P (53) në cilësinë e drejtuesit të “DOT MEBEL” SHPKNJP Shkup dhe T.K (58) në cilësinë e personit fizik për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale – “nxitje” lidhur me veprën penale -“keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.