Gjykata Penale, katër seanca gjyqësore për lëndët e PPS-së


Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”.

Seanca paraprake për lëndën “Tortura” u shty për shkak të mospranisë së të akuzuarit Filip Atanasov, për të cilën avokati i tij, Ljupço Shvërgovski parashtroi vërtetim mjekësor me shkrim.

Gjykatësja Aleksandra Ristevska paralajmëroi se kjo do të jetë anulimi i fundit dhe tha se nga seanca e ardhshme do ta ndajë procedurën nëse dikush është i sëmurë, sepse, siç tha, kjo është në interes te gjitha paleve te perfshira ne proces.

Në lëndën “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish- njeriu i parë i njësisë “Alfat” Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë  “Alfat”.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për lënfën “Tarifa”./RTM