Gjuhet me pistoletë nga një veturë në lëvizje në Shkup


Në udhëkryqin në rrugën “Sofiska” me rrugën “Moskovska” në Shkup, mbrëmë rreth orës 22.45 nga dy vetura, ku nga vetura e tipit “Audi” në lëvizje është gjuajtur me armë në drejtim të veturës “Mercedes”, transmeton Almakos.

Ashtu si përmendet në buletinin policor, në vendngjarje kanë dal zyrtarët policor dhe gjatë kontrollit në terren janë gjetur gjashtë gëzhoja të kalibrit 9 milimetra.

Policia është duke ndërmarr masa për zbardhjen e rastit.