Gjuha shqipe para momentit historik, sa më shpejt të shpallet në “Gazetën Zyrtare”


Profesori universitar Mersim Maksuti komenton situatën me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe ngërçi në të cilën ka arritur politika e brendshme për këtë çështje. Sipas Maksutit, gjuha shqipe në Maqedoni është para momentit historik dhe i njejti duhet ditë më parë të shpallet në “Gazetën Zyrtare” dhe shumica parlamentare në asnjë mënyrë mos lejojë që edhe më tej të mbetet peng e presidentit Ivanov.

“Kryetari i Kuvendit z.Telat Xhaferi dhe mazhoranca politike aktuale, duhet sa me pare te dergojne Ligjin e gjuheve ne “Gazeten Zyrtare” per hyrjen ne fuqi te tij, ngase cdo dite e me teper, po humbin betejen ndaj nje Presidenti, tashme me legjitimitet te konsumuar.
Opozita shqiptare duhet te ngrej zerin dhe te luaj rolin e saj me fuqishem, per sa i perket kesaj ceshtjeje.
Gjuha shqipe eshte para nje momenti historik, duhet te vihemi ne mbrojtje te saj!”, shkruan Maksuti.