Gjorçev: VMRO-DPMNE-ja inicion që Maqedonia të inkuadrohet në Iniciativën Euroatlantike “Tre detet”


VMRO-DPMNE-ja do të nis iniciativë të jashtme politike për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në iniciativën “Tre dete” në të cilën janë të anëtarësuara dymbëdhjetë vende evropiane në trekëndëshin e deteve nga Baltiku, nga Deti i Zi dhe nga Deti i Zi deri te Deti Adriatik, theksoi në konferencën për shtyp anëtari i KE të VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev.

Gjorçev theksoi se VMRO-DPMNE-ja do t’i orientojë resurset e saj të jashtme politike, iniciativat dhe kontaktet me qëllim të sigurimit të Republikës së Maqedonisë në anëtarësimin e saj të plotfuqishëm në këtë iniciativë të rëndësishme rajonale.

“Bëhet fjalë për iniciativë e cila mbulon një milion e dyqind mijë kilometra katrorë dhe më shumë se 110 milionë banorë.

Anëtare të kësaj iniciative “Tre dete” për të cilën dëshirojmë që edhe Republika e Maqedonisë të inkuadrohet janë dymbëdhjetë vendet vijuese, këtu janë vende vendet baltike, Lituania, Estonia dhe Letonia, më tej vendet e Evropës së Mesme siç janë Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, kësaj iniciative iu bashkëngjit gjithashtu edhe Austria si një prej vendeve-anëtare më të theksuara të Bashkimit Evropian, më tej këtu në këtë iniciativë janë Sllovenia dhe Kroacia, si dhe Rumania dhe Bullgaria. Konsiderojmë se Republika e Maqedonisë duhet të jetë vendi-anëtar i trembëdhjetë i cili do t’i bashkëngjitet iniciativës ‘Tre dete'”, tha Gjorçev.

Ai më te shtoi se bëhet fjalë për iniciativë evropiane, por njëkohësisht bëhet fjalë edhe për iniciativë e cila fuqimisht është e mbështetur nga SHBA-ja gjegjësisht nga administrata e presidentit të SHBA-së Donald Tramp.