Gjinekologjia: Nuk ka foshnje të zhdukur, rasti është paraqitur në polici


Klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë ka demantuar humbjen e foshnjës duke përcjell deklaratën e një prindi nga ana e mediave, transmeton Medial.mk.

“Nuk është e saktë deklarata e dhënë se foshnjën ‘nuk e ka’, por nëna e operuar e cila është ende në përkujdesje intensive dhe dokumentet janë ende atje”, ka njoftuar spitali gjinekologjik.

Në demant thuhet se rasti është lajmëruar në polici dhe do të merr epilog juridik ashtu siç ndodhë gjatë shkeljes së rendit dhe qetësisë, sulm dhe ofendim ndaj personave zyrtar. /Medial.mk/