Gjermania njeh patentat e Maqedonisë


Qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë patentë shoferi të Maqedonisë derisa qëndrojnë në territorin e Gjermanisë nuk do të kenë nevojë për leje ndërkombëtare. Gjithashtu, shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë të rregulluar qëndrimin në territorin gjerman me kërkesë të tyre do të mund të bëjnë ndërrim patentave.

Mundësia e tillë është paraparë me deklaratën për njohjen dhe ndërrimin e lejes për vozitje që do ta nënshkruajnë sot ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.
Qeveria e Maqedonisë më 26 qershor të këtij viti e miratoi Deklaratën me të cilën hapet rruga për pranimin e ndërsjellë të lejeve për vozitje me Gjermaninë, pasi në negociatat mes ministrive kompetente në muajin maj të këtij viti është harmonizuar teksti.

Lejet e vozitjes do të njihen për persona të rritur me leje për vozitje të vlefshme, nga ana e organeve kompetente në Maqedoni dhe Gjermani që kanë qëndrim ligjor në territorin e Maqedonisë (më së paku 180 ditë në një vit kalendarik) apo në territorine Gjermanisë (më së paku 185 ditë në vit).

Me hyrjen në fuyqi të Deklaratës së njohjes reciproke të lejeve për vozitje të të dyja vendeve, të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë apo qëndrojnë në Gjermani nuk kanë nevojë më të japin testin teorik dhe praktik, të kryejnë kontrollin e të pamurit dhe të kalojnë gjitha procedurat e nevojshme, informojnë nga Qeveria e RM-së.
Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani tani me leje për vozitje mund të vozisin vetëm në gjashtë muajt e parë nga arritja. Pastaj duhet të japin testin për lejen e vozitjes, ndërsa çmimi është rreth 1.500 euro.

Republika e Maqedonisë deri tani ka nënshkruar marrëveshje për njohjen e lejeve për vozitje me shtatë shtete edhe atë me Spanjën, Italinë, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, BeH dhe Austrinë. Në vijim është kyçja e marrëveshjeve bilaterale me Kosovën, Turqinë, Gjermaninë, Britannë e Madhe. Në bazë të aplikimit të ngritur për njohjen e lejes nacionale për vozitje, në rjedhë është edhe procedura me Australinë dhe Zelandën e Re./Gazeta e Pavaur