Gjergj Dedaj, ambasador i ri i Kosovës në Maqedoni


Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, i cili i dorëzoi atij letrat kredenciale për emërimin e tij si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë.

Siç njoftoi sot MPJ-ja , Dimitrov ambasadorit Dedaj i uroi mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të afërta dhe miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje, njofton Koha.mk.

“Në takim u tregua gatishmëri nga të dyja palët për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, intensifikimin e dialogut dhe avancimin e bashkëpunimit në planin bilateral dhe rajonal”, citohet në njoftimin e MPJ-së.

Ministri Dimitrov dhe ambasadorit Dedaj këmbyen mendime edhe për çështjet e ndryshme aktuale të politikës së jashtme dhe të rajonit./Gazeta e Pavarur