Gjenerali i NATO-s, Skaparoti: Me padurim pres të bëheni anëtarja e 30-të e Aleancës


Komandanti i Komandës së forcave amerikane në Evropë dhe Komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti i cili sot po qëndron për vizitë në Maqedoni theksoi se vendi ynë po ndërton të ardhme të ndritur dhe po ecë në drejtim të duhur.

” NATO-ja ndan përpjekjet e juaja për sundim të së drejtës dhe sigurisë në rajon. NATO-ja ndan përkushtimin tuaj të demokracisë, sundimit të së drejtës, si dhe sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Përkrahja juaj e vazhdueshme është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për mbarë Evropën. Me padurim pres të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s”, tha Skaparoti.

Ai madje tha se vendi ka arritur përparim të madh në reformat mbrojtëse dhe interoperativitetin ushtarak me aleatët.

“Duke e njohur ftesën historike të aleatëve për fillim të negociatave inkuadruese me NATO-n njohim dhe respektojmë se sfidat mbesin para jush, por na pret edhe shumë punë. Në të njëjtën kohë me padurim presim të japim edhe përkrahje praktike tek autoritetet e juaja ushtarake në procesin e inkuadrimit. Jemi të bindur se adresimi i këtyre sfidave dhe inkuadrimi i suksesshëm drejt Aleancës do të kenë dobi të jashtëzakonshme për ju. Vendet të cilat janë përfshirë në Aleancë kanë arritur ta përforcojnë demokracinë e tyre, ta avancojnë sigurinë dhe ta bëjnë jetën e qytetarëve të tyre më të sigurt”, deklaroi Skaparoti.