Gjendje e jashtëzakonshme në Sibiri, temperaturat deri minus 52 gradë


Në Sibiri temperaturat kanë arritur deri minus 50 gradë Celsius, për shkak se në disa zona është vendosur gjendje e jashtëzakonshme.

Nxënësit në një numër të madh të shkollave  janë në pushim të detyruar.

Për shkak të kushteve të motit, ka probleme edhe në qarkullimin ajror dhe rrugor.

Sipas kumtesë së disa aeroporteve, fluturimet vonohen edhe deri në shtatë orë, ndërsa në Sibirinë veriore, qarkullimi ajror tërësisht është mbyllur.

Në Novosibirsk, ku temperatura arrin prej minus 32 e deri në 35, në ditë anulohen dhjetara linja të autobusëve.

Në pjesën lindore të Sibirisë priten temperatura të ulëta ekstreme.