Gjendja e rrugëve në Maqedoni


Në rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet nëpër sipërfaqe të lagura dhe në disa vende ka mbetje të borës.

Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë, Gjavato, Pletvar dhe Presekë.

Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në kalimin kufitar Qafë Thanë.

Ndërsa prej orës 04:10 ndalesë për makina të rënda ka edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.