Gjendet në qese një trup i vdekur në Shkup


Një person mashkull dje në ora 16.05 minuta ka lajmëruar se në rrugën drejt Orizares së Epërme derisa ka kryer punët e ditës në fushë në afërsi të rrugës, ka gjetur një qese të zezë në të cilin ka pasur trup njeriu, njofton MPB.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi është dërguar në Mjekësinë ligjore për procedurë të mëtejmë. Është vërtetuar se bëhet fjalë për grua.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.