Gjendet i vdekur një kumanovar në Shkup

Një person nga Kumanova është gjetur i vdekur në afërsi të një pompe benzine në rrugën “Kej Dimitar Vllahov” në Shkup. Policia njofton se bëhet fjalë për një 40-vjeçar me inicialet R.L nga Kumanova. Trupin e tij pa shenja jete e ka vërejtur një vajzë e cila ka lajmëruar punonjësit e pompës së benzinës dhe më pas është nga ata është lajmëruar edhe policia.