Gjendet e vdekur foshnja e 19-të vjeçares nga Strumica


Është gjetur foshnja e vdekur e një 19 vjeçarje nga Strumica, e cila ka lindur në shtëpi. Rastin të shtunën në SPB Strumicë e ka paraqitur një mjek nga spitali i Strumicës, ku vajza është hospitalizuar, ndërsa pas kontrollit të kryer është konstatuar se paraprakisht ajo ka lindur.

“Lidhur me rastin e publikuar në ngjarjet ditore në të cilin njoftuam se më 3 mars të vitit 2019 rreth orës 23:30 në SPB Strumië, një mjek nga spitali i Strumicës ka denoncuar se te ato është hospitalizuar një vajzë 19-të vjeçare nga rajoni i Strumicës dhe pas kontrollit të kryer, është konstatuar se paraprakisht ka lindur, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë, në shumë vende, janë zbuluar dëshmi të cilat tregojnë se ka pasur lindje, u informojë se është bërë ekspertizë nga nga ana e një nëpunësi të policisë dhe prokurorit publik dhe është gjetur trupi i pajetë i foshnjës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Nga nëna dhe anëtarët e familjes dhe burri me të cilin vajza ka qenë në lidhje dashuri është marrë gjak.

Me urdhër të prokurorit publik, ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga policia.