Gjatë vikendit nënshkruhet marrëveshja me Greqinë


Gjatë vikendit do të nënshkruhet marrëveshja me Greqinë, por ende nuk ka informacione se ku do të takohen dy kryeministrat, transmeton Medial.mk.

Kryeministri Zoran Zaev tha se nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas të veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.

“Më parë do të ratifikohet në Kuvend e më pas do të shkoj për firmë në Presidencë dhe më pas do të ketë dhe aprovimin e popullit me anë të një referendumi. E njëjta do të aprovohet edhe në Kuvendin e Greqinë”, ka thënë ai.