Gjashtë deputetë në dëgjim në Gjykatën Penale


Gjashtë deputetë të dyshuar për pjesëmarrje në dhunën në Kuvend më 27 prill sot pritet të nxirren para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale.
Bëhet fjalë për deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Sasha Vasilevski, Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski. Ata do të paraqiten në Gjykatë pasi që të premten Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ua hoqi imunitetin. Njoftimi deri te Gjykata Penale nga Kuvendi arriti dje pas së cilës i është dorëzuar gjykatësve kompetentë në procedurë paraprake, me çka u krijuan kushte që të veprohet rreth propozimit të prokurorisë.
Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.