Gashi së pari takon Selën e Thaçin, pastaj Ahmetin, Zaevin e Mickoskin


Lideri i sapozgjedhur i Lëvizjes BESA (krahu i Shkupit) Afrim Gashi që sot do të kërkojë takime me liderët e partive parlamentare për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kryetarët e partive, pasi siç thotë “do të tentojë në bashkëpunim të hapur me liderët partiak”, njofton Plusinfo.

Të parët në agjendën e takimeve janë liderët opozitarë Ziadin Sela i ASH-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, ndërsa pas tyre Gashi do të kërkojë takim edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-së Hristijan Mickoski, transmeton Medial.mk.

Paralelisht Gashi do të kërkojë takim edhe me përfaqësues të korit diplomatik.

“Liderët partiak edhe ashtu komunikojnë dhe takohen prapa kulisave, ne mendojmë se komunikimi duhet të jetë i hapur, në skenë të hapur. Me këtë do të relaksohet skena politike dhe ambienti publik”, ka thënë Gashi.