Gashi: Do të vazhdojmë ti kritikojmë BDI-në dhe LSDM-në, ne jemi më të mirë se ata


Kryetari i Lëvizjes Besa krahu i Shkupit, Afrim Gashi në intervistë për “Radio Slobodna Evropa” theksoi se edhe pse janë pjesë e qeverisë bashkë me LSDM-në dhe BDI-në nuk do të ndalojnë me kritikat aty ku ka nevojë.

Gashi është optimist se koha punën për partin e tij dhe se përkrahja e Besës do të rritet.

Sa i përket bashkëpunimit të mundshëm me BDI-në dhe Ali Ahmetin, Afrim Gashi tha se misioni i till do të jetë i vështirë në realitet të realizohet dhe mendon se BDI do të bënë gjithçka për të penguar që Besa të ketë sukses në Qeveri. Për këtë arsye, siç tha Gashi, ata nuk do të ndërprejnë me kritikat ndaj politikave të LSDM-së dhe BDI-së dhe do të dëshmojnë se janë më të mirë se këto dy parti.