“Gardian” prej tani do të botohet në format tabloidi


Gazeta ditore britanike “Gardian” sot për herë të parë doli në format tabloidi, duke hequr dorë për shkaqe ekonomike nga formati berliner, në të cilin dilte nga viti 2005.

Formati berliner është me faqe 315х470 mm, gjegjësisht është diçka më e madhe nga formati i tabloidëve, të cilët janë me dimension prej 290х430 mm.

“Gardian” do ta ruajë ballinën e saj në ngjyrë, por e braktisi kapitullin ngjyrë kaltër të mbyllur të ballinës. Gjithashtu, ndryshon edhe dukja e shkronjave në ballinat dhe vendoset faqosje e re e faqes për shkak të leximit më të lehtë.

Katrin Vajner, kryeredaktore e gazetës e cila del nga viti 1821, deklaroi se për shkak të zvogëlimit të shitjes, shtypja e gazetës në berliner bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Bëhet fjalë për gazetë “guximtare, rigoroze dhe të bukur”, shkroi ajo në hyrje.

“Kalimi ynë në formatin tabloid është hap i rëndësishëm për ‘Gardian’-in që të jetë financiarisht i qëndrueshëm dhe të na mundësojë edhe më tej të investojmë në gazetari cilësore për shkak të gjeneratave të ardhshme”, shtoi ajo.

Ndryshime ka edhe në portalin e gazetës, i cili në muaj ka mbi 130 mijë vizita në mbarë botën, ku janë ndërruar ngjyrat, me qëllim që të harmonizohet me pamjen e edicionit të shtypur.

Ndryshime janë paraparë edhe për “Observer”, edicion javor i “Gardian