Gabimet që bëjmë me vetullat


I hiqni vetullat shpesh

Të heqësh vetullat çdo ditë është një kënaqësi, por ekspertët mendojnë se ky është gabim. Veçanërisht, ata thonë se duhet të hiqen njëherë në çdo tri javë. Në këtë mënyrë, qimet që rriten në anë të ndryshme, kanë kohë të mjaftueshme për t’u rritur dhe në këtë mënyrë do të keni vetulla të njëtrajtshme. Vetullat të hequra në masë të madhe, nuk e definojnë mirë fytyrën. Gjithashtu, vetullat e plota dhe të trasha janë tashmë në modë për një kohë të gjatë. Kjo gjë mund të jetë një tjetër arsye për të lënë mënjanë pincetën.

Përdorni pincetë të vjetër

Nëse ju rrëshqasin qimet gjatë kapjes me pincetë dhe mundoheni të afroni dy anët e saj, atëherë është koha për të blerë një të re. Asnjëherë mos lejoni t’ju njolloset pinceta në ndonjë portofol apo kuletë! Është shumë e rëndësishme ta pastroni rregullisht me alkool, që të shmangni grumbullimin e baktereve në të.

Krijoni hapësirë të madhe në mes të vetullave

Disa nga femrat, që t’i shmangin vetullat e ngjitura njëra me tjetrën në mes të ballit, i heqin ato duke krijuar hapësirë shumë të madhe ndërmjet tyre. Kështu, sa më e madhe të jetë hapësira mes vetullave, hunda duket më e madhe dhe sytë shumë larg vetullave. Fillimi i vetullave duhet të jetë në përputhje me hundën , jo jashtë saj. Gjithashtu, kur është fjala për skajet e jashtme të vetullave, imagjinoni një vijë diagonale që shkon nga skajet e hundës deri në skajin e jashtëm të syrit.

Krijoni hark shumë të lartë të vetullave

Vetullat e formësuara mirë, ngjajnë gjithmonë të mahnitshme. Gjeni formën tuaj natyrore dhe kështu do të arrini të krijoni pikën më të lartë ku mund t’ju përfundojnë vetullat, e cila është zakonisht rreth dy të tretat e distancës nga pjesa e brendshme e vetullave. Shkulni vetullat gjithmonë në atë drejtim, që të duken paksa më të ngritura. Nëse nuk jeni të sigurt që do të jeni të saktë, përpiquni të përdorni hijezim të vetullave (laps për vetulla), për të krijuar formën, dhe pastaj hiqni vetullat në atë drejtim që e keni vizatuar formën e tyre.

Harroni pjesën e sipërme të vetullave

Siç u përmend më lart, heqja e qimeve poshtë vetullës, mund të duket shumë mirë, nëse është më e ngritur. Por mos e harroni edhe pjesën e sipërme të tyre. Edhe pse dëshironi vetulla më të trasha, ato nuk duhet të jenë të paformuara apo të çrregullta. Mbani hapësirën mbi vetullat të pastër dhe hiqni qimet rregullisht edhe lart vetullave, jo vetëm poshtë.

E teproni me lapsin e vetullave

Nëse vizatoni me laps vetullat, duhet të bëni vetëm disa lëvizje të lehta. Në qoftë se e shtypni fort lapsin, do të krijoni efekt të kundërt dhe vetullat do të duken shumë të ashpra dhe jo të natyrshme. Zgjidhni lapsin me hijezim më të lehtë se vetullat tuaja, për të arritur pamje sa më natyrale dhe ngadalë tërhiqni një vijë të lehtë, por mos i vizatoni. Nëse edhe lapsi ju duket shumë i theksuar, mund të provoni edhe me ndonjë hijezim të vetullave, e cila duhet të jetë dy herë më e çeltë se ngjyra e flokëve tuaj.

Asnjëherë nuk i keni rregulluar vetullat në qendrat estetike

Nëse nuk jeni i denjë për heqjen e vetullave dhe nuk jeni të sigurt për t’u dhënë një formë të mirë, ose dëshironi thjesht t’i përmirësoni, drejtohuni më mirë te personat e profesionalizuar për këtë punë. Edhe nëse shkoni vetëm një herë apo dy herë gjatë vitit nëpër sallone bukurie, gjithsesi do t’ju ndihmojë të ruani formën e natyrshme dhe ju pastaj, vetëm do t’i mirëmbani ato. Vetullat e kanë fuqinë për të tërhequr vëmendjen e syve dhe në këtë mënyrë, ato bëhen pika referuese e fytyrës. Në qoftë se ato nuk kanë formë të mirë, mund të përkeqësojnë përshtypjen për pamjen tuaj.