Fushata e Suedisë për demokraci në botë


MARGARET VALSTROM

Një nga arritjet e mëdha të shekullit të XX-të ishte përhapja e demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik në nivel global. Demokracia ka treguar se është forma më e mirë e qeverisjes. Ajo ofron përfitime ekonomike dhe sociale, si edhe paqë dhe stabilitet. Ajo bën të mundur që njerëzit të jenë të ndëgjuar, inkurajon pjesëmarrjen dhe mundëson zgjidhjen e konflikteve në shoqëri me anë të mjeteve paqësore. Shoqëritë demokratike qëndrojnë më të fuqishme në një botë, e cila vazhdimisht ndryshon.

Megjithatë, demokracia kërkon vëmendje dhe angazhim. Liria dhe mirëqenia e shoqërive tona duhet të mbrohet dhe të përmirësohet çdo ditë. Sepse në ditët e sotme, për të parën herë që prej viteve 1970-ta, ka më shumë njerëz të cilët jetojnë në vende me tendenca autoritare, sesa në vende që po shënojnë zhvillim në demokraci. Bota është – përsëri – më pak e lirë, duke përfshirë këtu edhe Europën. Gazetarët e kanë më të vështirë të përmbushin detyrën e tyre. Aktivistët e shoqërisë civile si edhe ata të drejtave të njeriut po kërcënohen dhe përndiqen. Debatet po pushtohen nga tensioni dhe urrejtja. Teksa cënohen të drejtat dhe liritë e njeriut, shoqëritë vuajnë, ndërsa të drejtat dhe zgjedhjet e qytetarëve kufizohen. Ky ndikim ndihet edhe në besimin e njerëzve në shoqëri dhe në politikë.

Lajmi i mirë është se asgjë nuk është e paracaktuar. Së bashku, ne mund ta ndryshojmë këtë tendencë. Për këtë arsye, Suedia ka ndërmarrë nismën Drive for Democracy (Përpjekje për Demokraci). Ne do të rrisim mbështetjen tonë për demokraci në botë, për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin si edhe për të përkrahur të drejtat dhe mundësitë e barabarta. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë nëse nuk përfshihet gjysma e popullsisë. Një pjesë e rëndësishme në fuqizimin e demokracisë është vendosja e barazisë midis grave dhe burrave. Një gjë e tillë e bën jetën më të mirë për të gjithë: shoqëritë ku gratë kanë të njëjtat mundësi dhe detyrime si burrat janë më të zhvilluara, më të shëndosha dhe më inovative.

Suedia do të vazhdojë të mbështesë reformat, të cilat fuqizojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Procesi i integrimit në BE përcakton prioritete të qarta në këtë aspekt. Qeveritë në rajon do të duhet të demonstrojnë një vendosmëri më të madhe. Jetësimi i Agjendës 2030 është udhëzuesi global për zhvillim të qëndrueshëm si edhe një mjet i rëndësishëm për të pasur shoqëri demokratike të qëndrueshme.

Sfidat ndaj demokracisë ndryshojnë nga vendi në vend, por ne të gjithë mund të bëjmë hapa të rëndësishëm përpara, duke luftuar për demokracinë në vendin tonë. Shpresojmë se Maqedonia e veriut dhe vendet e tjerë do të na bashkohen në këto përpjekje. Vendet tona kanë marrëdhënie to posaçme. Me mijëra suedezë po e zbulojnë Maedoninë e veriut si një destinacion turistik. E gjithë kjo i shtohet lidhjeve tona tashmë të forta.

Suedia është një përkrahëse afatgjatë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe procesit të integrimitte Maqedonisë së Veriut në BE. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë në fusha të tilla si: Zhvillimi rural, përmirësim i cilësisë së ajrit, barazisë gjinore dhe përkrahjes për mediume të lira .Një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm është edhe krijimi i një platforme për liderët e ardhshëm në inovacione, ti shkëmbejnë dituritë dhe të zgjidhin problemet së bashku. Mirëpo shumë më tepër mund të bëhet, më së paku të gjinden mënyra dhe tu jepet shpresë dhe mundësi të rinjve. Rinia përbën ardhmërinë e Maqedonisë të Veriut mirëpo në shumë raste ata e lëshojnë vendin.Promivimi i barazisë sociale dhe fuqizimi i kohezionit do tu mundësojë të rinjve të kontribuojnë dhe të marin pjesë në demokraci.

Ndonjëherë, mendoj për historinë e një gjyshi, i cili i rrëfente nipit të tij se si  njerëzit e përjetojnë betejën e tyre të brendshme sikur midis dy ujqërve; njëri prej të cilëve është i keq dhe tjetri i mirë. Cili prej ujqërve fiton, – pyet fëmija. Ai të cilin ne e ushqejmë, – i përgjigjet gjyshi.

Kjo vlen edhe për botën. Ne duhet të ushqejmë forcat e mira. Të mbrosh demokracinë do të thotë të promovosh paqen, prosperitetin dhe barazinë sociale. Shpresoj që të gjithë ju, e veçanërisht brezi i ri, të kenë dëshirën të marrin pjesë në këtë iniciativë.