Fruthi, tre raste të reja në Shkup


Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup sot janë regjistruar tre raste të reja të të prekurve nga Fruthi. Bëhet fjalë për dy fëmijë dhe një të rritur.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë pranuar  vaksinën MRP ka shkuar në 2925.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë fundjavës punktet vaksinale do të do të jenë të hapura nga ora 7:30 deri më 13:00, ndërsa nga e hëna të njejtat do të punojnë gjatë dy ndërrimeve, përkatësisht nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 19:00.