“Fridom Haus”: Maqedonia është vend pjesërisht i lirë


Maqedonia është vend pjesërisht i lirë, vlerëson në raportin më të ri për lirinë në botë organizata joqeveritare amerikane “Fridom haus”.

Në raportin për vitin 2019 Maqedonia në shkallën prej një deri më shtatë, ku vendi i parë është mi i liri, ndërsa i shtati më pak i lirë, është vlerësuar me 3, ndërkaq sipas të drejtave politike me 4, ndërsa lirive qytetare me 3,5.

Me  gjithsej 59 pikë Maqedonia këtë vit gjendet në shoqërim të vendeve si Ukraina, Moldavia, Mali i Zi, Kosova dhe Madagaskari.

Lidhur me të drejtat politike dhe liritë qytetare Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina shënojnë ecje prapa krahasuare me një vit më parë, ndërsa progres të vogël ka Maqedonia dhe Kosova. Në Shqipëri gjendja mbetet e pandryshuar.

Nga rajoni si vende të lira janë vlerësuar Kroacia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania, ndërsa si pjesërisht të lira  Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas vlerësimit të përgjithshëm në rajon më mirë është kualifikuar Greqia me 87/100 pas të cilës vijojnë Kroacia 85/100, Rumania 81/100, Bullgaria 80/100, Shqipëria 68/100, Serbia 67/100, Mali i Zi 65/100 Maqedonia 59/100, Kosova 54/100 dhe Bosnja e Hercegovina 53/100.

“Fridom Haus” vlerëson se liria globale dhe demokracia tashmë 13 vjet me radhë ka trend të uljes. Rënie ka në vende të ndryshme në të gjitha rajonet e botës, nga demokracitë shumëvjeçare siç janë SHBA-ja, deri te regjimet autoritare si Kina dhe Rusia.

Prej 196 vende në botë të përfshira në raport 86 janë të lira, 59 janë pjesërisht të lira, ndërsa 50 nuk janë të lira. Vende jo të lira janë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Kanadaja dhe Holanda, ndërsa më pak të lira janë Siria, Turkmenistani, Eritrea, Sudani Jugor dhe Koreja Veriore.