(FOTO) Ta ndihmojmë Melisën nga Shkupi, ka nevojë për operim jashtë vendit


Melisa Ibrahimi nga Shkupi është 11 vjeçare dhe vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo jeton vetëm me nënën pasi babai i saj vit më parë ndërroi jetë. Ajo në këto momente ka më së shumti nevojë për dorën humane.

Në bazë të diagnozave të bërë mjekët thonë se duhet të trajtohet dhe operohet jashtë vendit. Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë le të kontaktojnë dajën e Melisës (Burhan Sadikun) në kontakt telefonin +38970590978.