(FOTO) Rrëshqitjet e dheut vështirësojnë qarkullim në disa pjesë të Tetovës, komuna nxjer maqinerinë në teren


Si pasojë e reshjeve të konsiderueshme të shiut të cilat këto ditë kanë kapluar pjesën më të madhe të vendit, shërbimet komunale kanë intervenuar në disa pika ku si pasojë e prurjeve të dheut ka pasur veshtirësi në qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

“Për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut me urdhër të kryetares znj. Arifi në mënyrë preventive është intervenuar përgjatë rrjedhës së lumit në fshatin Poroj ku është dëmtuar një urë për këmbësorët dhe në disa pika kritike nëpër qytet. Ekipet intervente janë duke punuar në rrugën e Banjës, ku në disa pjesë ka rrëshqitje të dheut dhe shkëmbinjëve. Në rrugën Shipkovicë-Brodec në lokacionin Përroi i Madh qarkullimi i automjeteve realizohet me vështirësi dhe po intervenohet me maqineri përkatëse me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe pa pengesa. Në Reçicë të Madhe situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll dhe po vëzhgohet në kontinuitet nga ekipet komunale”, theksojnë kështu nga Sektori për veprimtari komunale.

Gjatë ditës ekipet e NPK Tetova – Tetovë dhe Brigada e zjarrfikësve kanë intervenuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në teren duke ndjekur nga afër situatën.

“Apelojmë deri te qytetarët, që pa nevojë mos të qarkulljnë në lokacionet e lartpërmendura dhe në rast nevojë te drejtohen në numrin 193 – Brigada Shpëtimtare kundër zjarrit. Sipas parashikimeve sinoptike reshjet do të vazhdojnë deri nē orët e hershme të mëngjesit të nesërm”, theksojnë kështu nga komuna e Tetovës.