(FOTO) Marsh kundër dhunës ndaj grave, aty edhe Zaev me ministra


Gra me profesione të ndryshme sot me rastin e 8 Marsit marshuan nga Parku i Gruas (Zhena Park) deri në sheshin Filipi i Dytë duke rekomanduar të hidhen poshtë stereotipet dhe të thonë “JO” për dhunën dhe urrejtjen ndaj gjinisë femërore.

“Me këtë marsh përveç që i ftojmë gratë, u bëjmë thirrje edhe etërve tanë, vëllezërve dhe djemve të solidarizohen me gratë në Maqedoni dhe së bashku t’i hedhim poshtë stereotipet dhe etiketat që na kufizojnë të gjithëve dhe t’u themi “JO” dhunës dhe urrejtjes ndaj grave”, porositën pjesëmarrëset e marshit.

Në marsh u bashkangjitën edhe kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogov.

Marshin e organizuan Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave.