(Foto) Make up artistja Shqiptare e cila grimoj “Miss Turqinë”

Albana Fera grimere e suksesshme nga Shkupi, tregon pë pasionin e grimit që e kishte që në fëmijëri,e cila tashmë iu bë profesion. Për portalin tonë Albana flet për përvojën dhe hapat e saj të para në profesionin e grimeres. Grimerja e talentuar nga Shkupi ka përfunduar studimet enkas për profesionin e grimit në të cilin është shumë e suksesshme.

“Bukuria fillon nga baza; Lëkura,vetullat dhe tjerat..Fillimisht në këtë punë fillova të kujdesem për vete,sepse bukuria të tërheq tek gjithçka që të bën të ndihesh mirë…Që në fëmijëri pasion e kisha grimin, por edhe pse isha e angazhuar me studimet mundohesha të gjej kohë për grim.Pasi mbarova studimet ky pasion edhe më tej më inspironte për të vazhduar,kështu që fitova mundësinë të shkoj në Turqi për specializim.

Fera tregon që djersa dhe puna e palodhshme e saj ka dhënë frytin sepse ishte e ftuar të grimoj Miss Turqinë Gizem Karaca.


“Vullneti dhe puna e palodhshme më ndihmuan të jam e ftuar për ta grimuar “MISS TURKEY”- apo artisten e ashtuquajtur GIZEM KARACA, ku dhe për një kohë të shkurtër vazhdova punën aty. Tashmë ajo është kthyer në vendlindje ku dhe ka hapur atelien e saj personale (De lux beauty atelier), dhe puna e sai po vlerësohet shumë në vendin e saj po edhe jasht vendit si Turqi, Zvicer, Gjermani, Luxemburg, Austri etj.

Albana Fera është një prej grimereve të rralla që për këtë profesion posedon edhe Certifikatë për grimim të fytyrave të famshëm, të cilën e ka fituar në maj të këtij viti. Në vazhdim ju sjellim fotografitë e realizuar në brendi të salonit të Albanës në Shkup.