(Foto) Doktoroi Gruevski, së pari e uruan vajzat


Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot në fakultetin Ekonomik në Shkup mbrojti temën e doktoraturës. Së pari e uruan dy vajzat e tij e pastaj edhe e ëma.

Gjatë mbrojtjes nuk ishte e lejuar që të inçizohet dhe të fotografohet, por pasi që zyrtarisht mori titullin doktor i shkencave ekonomike, gazetarëve i’u lejua që të inçizojnë inserte dhe të bëjnë fotografi.

Përveç anëtarëve të familjes , të pranishëm ishin gazetarë, profesorë nga komisioni dhe mentori i tij Mihail Petkovski.