(Foto) Digjet Ministria e Drejtësisë


Në redaksinë e “Nezavisen Vesnik” arriti një fotografi në të cilën shihet se Ministrinë e Drejtësisë e ka kapluar zjarri.  Sipas informatave tona në teren ka ekipe të policisë dhe 4-5 ekipe të zjarrëfikësve. Rruga e quajtur “Rekord” është e bllokuar. Zjarri e ka kapluar katin e katërt të kësaj ministrie.   Ndërkohë që të gjithë të punësuarit në këtë ministri janë evakuar. Nga Ministria e Drejtësisë për “Nezavisen” thanë se zjarri është lokalizuar, mirëpo akoma presin informata nëse ka dokumentacione të djeguar ose jo.